Vjedhje e rënd në Prizren, persona të panjohur vjedhin para të gatshme e stoli ari

0
4155

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi.

Një rast i tillë ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Indrit Cara Kavaja” në Prizren, Policia ka nisur hetimet pas denoncimit të pronarit.

Vjedhja dyshohet se është kryer në ditët e fundit, derisa familja nuk ishte në shtëpi, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat, të cilët kanë vjedhur mijëra euro, para të gatshme e stoli të arit.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se pronari ka deklaruar se për rreth 1 javë ka qenë në pushime me familjen e tij, por kur janë kthyer gjatë ditës së djeshme e kuptuan se shtëpia ka qenë cak i hajnave.

Bazuar në dëshminë e tij të dhënë para hetuesve policorë, hajnat kanë vjedhur 8 mijë euro cash, e 5 mijë të tjera stoli ari, që i kanë gjetur në dhomat e shtëpisë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

VJEDHJE E RËNDË

Prizren, 07.01.2023-14.01.2023-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur kanë hyrë brenda në shtëpinë e tij deri sa askush nga anëtarët e familjes nuk ka qenë në shtëpi dhe sipas ankuesit nga shtëpia i janë vjedhur para te gatshme si dhe stoli ari. Rasti mbetet nën hetime.” thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here