Vitamina D parandalon problemet me frymëmarrje

0
66
Foto: Ilustrim

Organizmi i njeriut vazhdimisht ka nevoje per vitamine D. Mënyra më e mirë e furnizimit të organizmit me vitaminë D është me anë të rrezitjes gjatë verës dhe diteve me diell, kurse gjatë dimrit me preparate të kësaj vitamine.

Një studim i bërë në Harvard sugjeron se marrja e vitaminës D çon deri te parandalimi i vështirësive me frymëmarrje te fëmijët e vegjël.

Frymëmarrja e vështirësuar mund të tregojë për praninë e astmës, por edhe të shumë sëmundjeve të tjera të rrugëve të frymëmarrjes, thonë kërkuesit shkencorë.

Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, që në mjekësi quhen infeksione respiratore, janë shumë të shpeshta te fëmijët, kështu që, p.sh. bronkoliti (lloj i infeksionit të mushkërive) është shkaktari kryesor i hospitalizimit të fëmijëve të vegjël në SHBA.

Rezultatet e këtij studimi bazohen në të dhënat nga rreth 1.000 fëmijë tek të cilët, më parë, ishte matur sasia e vitaminës D në organizmin e tyre, e më pas ishin përcjellë për pesë vjet, në mënyrë që të vërtetohej shpeshtësia e infeksioneve dhe vështirësive me frymëmarrje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here