Mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, mosrespektimi i rregullave në trafik dhe kushtet atmosferike janë disa nga arsyet që shkaktohen aksidentet në trafik.
Një aksident trafiku ka ndodhur mengjesin e së enjtes rreth orës 03:30 në rrugën “Ekrem Rexha” në qytetin e Prizrenit, raporton SO.
Sipas informacioneve bëhet e ditur se një person derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident, ku si pasojë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja femër kanë pësuar lëndime trupore.
Si pasojë e lëndimeve të marra dy të aksidentuarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit.
Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se pas tretmanit mjekësor drejtuesi i automjetit është liruar, ndërsa pasagjerja mbetet ende në sptal për tretman të mëtutjeshëm.