Një aksident trafiku me lëndime është raportuar në stacionin policor në Suharekë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ishte duke e drejtuar automjetin e tij, del jashtë rruge në anën e majtë nga drejtimi i lëvizjes.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 20:10 në fshatin Mushtisht të Komunës së Suharekës.
Drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore, ku edhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit.
“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME / Fshati Mushtisht, Suharekë, 27.07.2022-20:10. I dyshuari mashkull kosovar gjersa ishte duke e drejtuar automjetin e tij, del jashtë rruge në anën e majtë nga drejtimi i lëvizjes. Drejtuesi i automjetit pëson lëndime trupore, ku edhe dërgohet për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit”, thuhet në raportin e PK-së./SO