“Vështirësia e jetës”: Babë e bir të gjymtuar gjatë luftës në Siri nisin një jetë të re

0
280

Dy protagonistët e fotos, Munzir dhe Mustafa, babë e bir të cilët janë kthyer në simbol të dramës siriane që vazhdon prej mbi dhjetë vitesh, sot në mbrëmje do të mbërrijnë në Itali për të nisur një jetë të re. Ata do të trajtohen në qendrën e protezave Vigorso di Budrio (Bologna). Ata janë gjymtuar gjatë luftës në Siri. Fotoja e tyre e titulluar “Vështirësia e jetës” ka bërë xhiron e botës dhe fitoi çmimin Siena International Photo Awards (Sipa) 2021.

Vetë festivali nisi një mbledhje fondesh për të ndihmuar babanë dhe djalin dhe viktimat e tjera të pafajshme të konfliktit në Siri. Mbledhja e fondeve, e cila gjithashtu mbështet një program rehabilitimi dhe ndihme për njerëzit që kanë pësuar amputime duke arritur mbi 100 mijë euro përmes platformës Gofundme.

Për këtë arsye, shkrepja e fotografit turk Mehmet Aslan, i cili përjetësoi babë e bir pa gjymtyrë nga bombardimet, fitoi çmimin Siena International Photo Awards (Sipa) 2021.

“Munzir dhe Mustafa do të mbërrijnë të premten në Itali, në Ciampino, nga Turqia “– shpjegoi themeluesi dhe drejtori artistik i çmimit fotografik Luca Venturi, duke shtuar se më pas do të shkojnë të jetojnë në një shtëpi të Caritas-it në Siena. Për Venturin “fuqia komunikuese e asaj fotoje është shndërruar në një mbështetje të vërtetë për familjen falë mbledhjes së fondeve, nismë të cilës i janë bashkuar shumë njerëz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here