Vedat Muriqi po vazhdon të kërkohet nga klube të njohura evropiane.
Sulmuesi kosovar po pëlqehet nga klubet e La Ligas dhe të Premierligës.
Por, së fundmi në garë për përfaqësuesin kosovar është futur edhe Alavesi, shkruan “elgoldigital”, përcjell “Gazeta Express”.
Ky ekip garon në Secunda Division (liga e dytë spanjolle), por ka ambicie të larta për t’u rikthyer në La Liga.
Sidoqoftë, do të jetë e vështirë të besohet që 28 vjeçari të transferohet në një klub që garon në një nivel më të ulët garash.
Natyrisht, ish-futbollisti i Fenerbahçes dhe i Lazios do ta ndihmonte Alavesin për t’u rikthyer në ligën elitare, por që ai është i fokusuar tek Mallorca, me të cilën e kaloi një vit përrallor, përcjell “Gazeta Express” .
Vetëm për një ofertë prej 30-40 milionë eurosh, klubi ishullor mund ta lë të largohet “Piratin” e tij.
Këtë shumë mund ta paguajnë veç klubet e Premierligës.