Vdes një person në Suharekë, u godit nga rryma

0
195

G.G., 42-vjeçar nga Reqani i Suharekës, ka vdekur pas lëndimeve të marra nga kontakti me energji elektrike. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Ai ka thënë se viktima ka vdekur në emergjencë në Suharekë.

“Sot ne datë 04.06.2024 rreth orës 20:10 policia ka marr informatën se në fshatin Reqan te Suharekës një person është godit nga rryma elektrike. Rreth orës 20:15  viktima është dërguar në emergjencën e Suharekës. Sipas mjekut kujdestar  viktima është sjell pa shenja jete”, ka thënë ai.

“Viktima është G.G. , mashkull 42 vjeç nga Suhareka. Policia ka dal në vendngjarje dhe njësit përgjegjëse jane duke mbledhur provat dhe dëshmit lidhur me rastin. Hetuesit janë në kontakt me prokurorin kujdestar i cili është duke udhëhequr hetimet dhe do të të veprohet në bazë të udhëzimeve të tij”, shton tutje ai. /Insajderi.org/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here