Vazhdon inspektimi i qendrave tregtare dhe marketeve të mëdha në Prizren

0
323
Foto: Ilustrim

Gjatë dy ditëve të aksionit për inspektimin e qendrave tregtare gjegjësisht verifikimin e çmimeve raft-arkë, çmimeve të zbritura, flamujve të vendeve të origjinsë afër çmimeve, peshës së bukës të deklaruar dhe të matur, peshoret e vulosuara nga AMK, inspektorët e tregut konstatuan këtë gjendje:

Gjithësej janë inspektuar 7 qendra tregtare, artikujt e tyre të vendosur në shitje për konsumatorin, çmimet e verifikuara kanë rezultuar me mospërputhshmëri të vogël.

Afërsisht janë verifikuar rreth 400 artikuj dhe çmimet e tyre. Në dy raste janë identifikur vetëm dy çmime që nuk ishin në përputhje me atë të arkës.Një rast ishte pa flamuj të vendeve të origjinës së produkteve.
Për këto parregullsi janë proceduar tre procedura për kundërvajtje për personat juridik për të cilët janë konstatuar këto parregullsi, një për mungesën e flamujve, dy për mospërputhje të çmimeve raft-arkë. Këto biznese janë inspektuar me rregull nga inspektorët e tregut dhe masat e marra më herët ndaj tyre kanë ndikuar që dukshëm të përmirësohen.

Po ashtu me këto masa edhe konsumatori është mbrojtur mirë dhe nuk është damtuar në aspektin material, fizik dhe shëndetësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here