Ushtria e Nigerisë shpall grusht-shtet, ShBA-ja e BE-ja i dalin në mbështetje presidentit e institucioneve

0
249

Ushtarët e Nigerisë, kanë shpallur grusht shteti në televizionin kombëtar, duke thënë se kanë shpërbërë kushtetutën, kanë mbyllur kufijtë dhe kanë pezulluar punën në të gjitha institucionet.

Në daljen publike, koloneli Maj Amadou Abdramane, bashkë me nëntë ushtarë të tjerë thanë se forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë kanë vendosur t’i japin fund “regjimit”.

“Kjo vjen pas përkeqësimit të vazhdueshëm të situatës së sigurisë dhe qeverisjes së dobët ekonomike dhe sociale”.

“Të gjithë partnerëve të jashtëm u kërkohet të mos ndërhyjnë. Kufijtë tokësorë dhe ajrorë janë të mbyllur derisa situata të stabilizohet”, tha ai, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, presidenti i Nigerisë, Mohamed Bazoum, po ruhet nga trupat e gardës presidenciale që nga orët e para të së mërkurës, teksa iu premtua mbështetje e palëkundur nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Përveç Blinkenit, aleatit kryesor perëndimor, presidentit Bazoum, mbështetje i ka ofruar edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here