Nëse dëshironi ta mbani zemrën tuaj të shëndetshme, nuk mjafton vetëm aktiviteti fizik. Duhet të shmangni ushqimin e keq, veçanërisht ‘hot dogët’.
Hot dogët përmbajnë natrium, yndyra të ngopura dhe konservues, të cilët e bëjnë veçanërisht të dëmshëm për zemrën. Përveç hot dogëve, lista e ushqimeve më të dëmshme përfshin mishin e shijshëm (gustator) dhe proshutën – raporton Eat This, Not That.
Sipas një analize të publikuar në Current Atherosclerosis Reports, konsumimi i mishit të përpunuar çon në një rrezik më të lartë të sëmundjeve koronare të zemrës në krahasim me mishin e kuq të papërpunuar. Mishi i përpunuar mund të përmbajë deri në 400 herë nivel më të lartë të natriumit.
Një përmbledhje e 13 studimeve grupore nga viti 2021 doli në një përfundim të ngjashëm. Konsumimi i rregullt i mishit të përpunuar rrit rrezikun e sëmundjeve koronare me 18 për qind, ndërsa mishi i papërpunuar e rrit atë me vetëm nëntë për qind.
Disa njerëz e zëvendësojnë ushqimin e lartpërmendur jo të shëndetshëm me mish viçi ose gjeldeti.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se edhe këto ushqime nuk janë aq të shëndetshme. Në fakt, mishi i përpunuar duhet të shmanget sa më shumë që të jetë e mundur. /Telegrafi/