Sigurisht pothuajse çdo gjë që hamë edhe e lajmë, përveç ushqimeve të përpunuara.
Por larja e disa produkteve mund të ketë ndikime negative për shëndetin pasi mund të shkaktojnë infeksion.
Këto janë disa nga ato ushqime që nuk duhet t’i lani:
Pulën
Mjekët infektologë këshillojnë të mos e lani kurrë pasi bakteret që gjenden në lëkurën e saj, si salmonela dhe histeria, mund të shpërndahen kudo dhe t’ju shkaktojnë infeksione të rënda që mund t’ju marrin jetën.
Mishi i kuq
Ekspertët e shëndetit dhe konsumatorët, ndahen në dy kampe: nga njëra anë janë ata që këshillojnë ngrënien e tij pasi është një burim i shkëlqyer i hekurit, në anën tjetër janë ata që e ndalojnë ngrënien e tij, duke e konsideruar si kancoregjen dhe shkaktar të disa sëmundjeve: si diabeti, Alzheimer, depresioni etj. Megjithatë pavarësisht qëndrimit që mbani, nuk duhet ta lani kurrë pasi njëlloj si pula, mishi i papërpunuar përmban baktere që më pas shpërndahen gjatë larjes së tij.
Kërpudhat
Mendohet se janë një nga ushqimet më të shëndetshme për shkak të sasisë së konsiderueshme të fibrave, proteinave, aminoacideve, vitaminave (përfshirë B1, B2, B12, C, D dhe E) dhe mineraleve që përmbajnë. Mënyrat e përgatitjes së tyre janë nga më të ndryshmet, ndonëse sipas një kërkimi të fundit këshillohet të mos skuqen, pasi ky proces gatimi redukton vlerat e tyre ushqyese.
Gjithashtu këshillohet të mos i shpëlani kurrë, ose t’i lini në ujë për një kohë të gjatë, pasi humbasin elasticitetin dhe shpërbëhen lehtësisht, si dhe kthehen në vatra infeksioni.