Ukraina mund të tërhiqet nga anëtarësimi në NATO, për ta shmangur luftën me Rusinë

0
308

Ukraina mund të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO për ta shmangur luftën me Rusinë. Kështu ka deklaruar për BBC, ambasadori ukrainas në Britani, gjë që do të përbënte një lëshim të madh për Moskën në përgjigje të ngritjes së trupave ruse në kufijtë e saj.

Reuters raporton se ambasadori Vadym Prystaiko tha Ukraina ishte e gatshme të ishte fleksibile lidhur me qëllimin e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake Atlantike, një lëvizje që presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se do të ishte një shkas për luftë.

“Ne mund të jemi, veçanërisht duke u kërcënuar kështu, të shantazhohemi nga kjo dhe të shtyhemi drejt saj”, tha Prystaiko kur u pyet nëse Kievi mund të ndryshojë qëndrimin e tij për anëtarësimin në NATO.

Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, por ka një premtim që nga viti 2008 se do t’i jepet mundësia për t’u bashkuar, një hap që do ta sillte aleancën e udhëhequr nga SHBA në kufirin e Rusisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here