Ukimeri: Emërimi drejtor i Inspektorateve për mua më shumë është përgjegjësi sesa privilegj

0
531

Islam Ukimeri sot është emëruar drejtor i Inspektorateve pranë Komunës së Prizrenit.

Ukimeri ka thënë se emërimi në këtë pozitë më shumë është përgjegjësi sesa privilegj. Njëherit ai ka premtuar se detyrën do ta kryej me nderj dhe përkushtim të madh.

“Sot, Kryetari i Komunës së Prizrenit z. Shaqir Totaj, ma besoi pozitën e Drejtorit, në ekzekutivin Komunal në komunën tonë.
Nga sot, do të udhëheq me Drejtorinë për Inspektorate. Kjo pozitë për mua, më shumë është përgjegëgjesi sesa privilegj, por premtoj publikisht se edhe këtë detyrë të re, do ta kryej me nder dhe me përkushtim të madh, me qëllimin e vetëm, që të shërbej për të mirën e të gjithë qytetarëve tonë pa dallim.
Na priftë e mbara!”, ka thënë Ukimeri./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here