U tha se ka marrëveshje me PSG-në, Dembele: Ja te cili klub dua të luaj

0
317

Kontrata e Ousmane Dembele përfundon më 30 qershor dhe tani për tani agjenti i tij, siç zbuloi Presidenti Laporta, nuk ka ndërmarrë asnjë hap për t’i thënë zyrtarisht Barcelonës se lojtari dëshiron të rinovojë.

Kreu i Barçës tha për mediet spanjolle se nëse lojtari dëshiron të rinovojë, ai duhet t’i tregojë klubit dhe gjithashtu të pranojë të bashkohet me parametrat ekonomikë që klubi i konsideron të pranueshëm, të cilat Dembele dhe agjenti i tij nuk i pranuan në dhjetor.

Pasi palët nuk ranë dakord dhe francezi nuk pranoi propozimin e paraqitur nga Barça gjatë negociatave në tetor dhe nëntor, klubi spanjoll vendosi ta tërheqë atë ofertë më 20 dhjetor. Më tej raportohet se bazuar në çfarë thonë njerëzit e afërt të futbollistit, ai nuk ka firmosur me asnjë klub tjetër dhe nëse do të ketë një ofertë nga Barcelona, Dembele do të kishte dëshirë që ta shikonte atë.

Ditët e fundit, pavarësisht se agjenti i sulmuesit nuk ka kontaktuar me klubin, futbollisti ka thënë në dhomën e zhveshjes se dëshiron të rinovojë.

“Dua të vazhdoj te Barça. Jam shumë i lumtur këtu dhe besoj në këtë projekt. Përveç kësaj, jam shumë i lumtur me Xavin”,-ka folur Dembele me shokët e skuadrës, duke insistuar se ai nuk ka marrëveshje me një klub tjetër, duke nënkuptuar Paris Saint-Germain, siç është raportuar ditët e fundit.

Ndërsa Presidenti Laporta tha se, në një mënyrë apo tjetër, në fund të sezonit, do të ketë një bisedë tjetër me Dembelen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here