U raportua e zhdukur, pacientja që u largua nga Qendra e Shëndetit Mendor gjendet në Prizren

0
199

Nuk janë të rralla rastet kur pacientët largohet nga institucionet shëndetësore ku trajtohen dhe nuk dihet gjë për fatin e tyre. Kështu dyshohet se ka ndodhur së fundmi në Qendrën e shëndetit mendor në Prizren, rast ky që u denoncua sot në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një punëtor ka njoftuar Policinë se një paciente e moshuar është larguar qe tri ditë nga kjo qendër dhe nuk kanë informacione se ku mund të ndodhet.

Si rezultat i denoncimit të rastit, Policia është aktivizuar për ta kërkuar të moshuarën, e cila është gjetur në qytetin e Prizrenit.

Nga aty, e moshuara është dërguar sërish në qendrën ku trajtohet.

Në lidhje më rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here