Jude Bellingham po mahnit tifozët e Realit të Madridit, por jo vetëm. Impakti i talentit anglez në La Liga ka qenë fantastik. 20-vjeçari është shndërruar në goleadorin e Realit.
Deri tani numëron 10 gola dhe 3 asiste mes kampionatit spanjoll dhe Champions League. Shifra që kanë bërë për vete edhe “armiq” te Barcelona.
Mbrojtësi i skuadrës katalanase, Andreas Christensen komentoi ecurinë fantastike të Bellingham në një prononcim për TV2SPORT.
“Është bërë e mërzitshme të ulesh të shohësh rezultatet e Realit dhe golat e Bellingham… Nuk e di se sa gola ka shënuar deri tani, thjesht po shënon në çdo ndeshje.
Çfarë blerjeje, Reali i Madridit ka nënshkruar me një futbollist të shkëlqyer”, u shpreh mbrojtësi danez i Barcelonës.
Bellingham u kërkua me ngulm edhe nga Manchester City gjatë merkatos verore, por në fund zgjodhi “Los Blancos”, që paguan 103 moln euro në arkat e Borussia Dortmund.