“Tym i bardhë”, Napoli e kthen Osimhen në më të paguarin në Itali

0
222

Napoli dhe Victor Osimhen kanë arritur marrëveshjen në lidhje me rinovimin e kontratës. Shtypi italian shkruan se akordi final është siguruar, dhe tani pritet vetëm firma mbi kontratën e re nga ana e bomberit nigerian.

Detajet e fundit janë zgjidhur gjatë takimit mes presidentit Aurelio De Laurentiis dhe agjentit Roberto Calenda. Kontrata aktuale, që i përfundon në 2025, do të zgjatet me një tjetër vit.

Ndërkohë që 24-vjeçari, i cili aktualisht fiton rreth 4.5 mln euro në sezon, do të përfitojë 10 mln euro neto në sezon nga marrëveshja e re. Që do e kthejë në futbollistin më të paguar në Serie A.

Sa i përket klauzolës, palët kanë rënë dakord që të jetë rreth 140 mln euro dhe të bëhet aktive në vitin 2024. Chelsea po ushtronte presion për të blerë nigerianin në janar.

Por, klubi londinez duhet të shohë për alternativa të tjera ose të presë verën e ardhshme për të paguar klauzolën e një prej sulmuesve më të fortë në qarkullim.

Osimhen ka nisur sezonin e katërt me kampionët në fuqi të Italisë. Dhe deri tani numëron 66 gola në të gjithë kompeticionet./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here