Tjetër humbje për Bayern Munich. Pasi u thyen 3-0 nga Bayer Leverkusen në fundjavë, bavarezët dështuan edhe në “Olimpico” përballë Lazios.
Duke humbur 1-0 duelin e parë të raundit të 1/8-ve në Champions League. Madje duke mos arritur të godasin kuadratin e portës bardhekaltër në asnjë moment.
Trajneri Thomas Tuchel nuk e fshehu zhgënjimin e tij në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha:
“Bëmë gjithçka për të humbur… Në pjesën e parë luajtëm mirë dhe krijuam disa raste për gol.
Në të dytën e humbëm përqendrimin, dhe nuk arrij ta kuptoj se pse ndodhi! E humbëm fare besimin.
Sa shumë gabime individuale në pjesën e dytë. A jam i shqetësuar për të ardhmen time? Jo“, theksoi Tuchel.
Pozitat e të cilit në pankinën e rekordmenëve të futbollit gjerman janë lëkundur ndjeshëm. Gjithsesi, sfida e kthimit pas tri javësh do të jetë një tjetër histori.
Me Bayernin që do të bëjë gjithçka për të fituar, përmbysur rezultatin dhe për të prerë një biletë në çerekfinalet e turneut më të rëndësishëm për klube./SS