Artikulli i gjithanshëm të cilin të gjithë e kemi në shtëpi zgjidh problemin e xhamave të gërvishtur.
Fjala është për sodën e bikarbonatit.
Dimë mjaft për efektet e dobishme për shëndetin, por edhe për pastrim, mirëpo ky artikull vërtet bën çudira.
Pos që përdoret për eliminimin e njollave të forta, soda e bikarbonatit në kombinim me pak ujë në mënyrë ideale do të lustrojë xhamat e gërvishtur të syzeve.
Duhet që përzierjen e dendur ta qitni në xham dhe me një leckë pambuku me lëvizje rrethore t’i lustroni.
Lani, fshini me leckë të thatë, dhe rezultati do të jetë i mrekullueshëm.
Edhe njëherë soda e bikarbonatit ka zënë vendin e parë në përdorim praktik.