KB Trepça është gjysëminalistja e dytë e Superkupës së Kosovës në Basketboll.
“Minatorët”, në çerekfinale mposhtën Bashkimin me rezultat të thellë 102:72, shkruan IndeksOnline.
Basketbollisti më i dalluar te Trepça ishte Drilon Hajrizi me 23 pikë, i ndjekur Isiah Ross, që shënoi 17 sosh.
Në anën tjetër te Bashkimi u dallua Grant Lozoya me 18 pikë dhe Erik Copes me 16.
Në gjysmëfinale Trepça do të përballet me Sigal Prishtinën, ndeshje e cila zhvillohet ditën e premte më fillim nga ora 17:00.