Në Shqipëri gjithçka është e mundur sado paradoksale dhe e pabesueshme të duket. Tre gjyqtare pjesë e drejtësisë shqiptare kanë punuar si prostituta në Greqi dhe Itali për vite me radhë, para se të katapultoheshin në drejtësi.
Gjyqtarja T., e cila ka kaluar edhe filtrin e Vetingut, ka ushtruar aktivitet prostitucioni për 4 vite me radhë në Greqi.
Nuk dihet se si T. u katapultua në drejtësi, por ajo njihej nga klientët edhe për disa tatuazhe, një prej tyre në fund të kurrizit.
Gjyqtarja ka gënjyer kur ka plotësuar formularin e pastërtisë së figurës për qëndrimin jashtë vendit dhe arsyet e qëndrimit, ndërsa nuk ka deklaruar të ardhurat që ka fituar në Greqi nga ushtrimi i prostitucionit.
Një nga ish klientët e saj shqiptar, mbeti i befasuar kur doli para gjyqtares si i pandehur në një proces gjyqësor.
Ndërsa vetë gjyqtarja bëri sikur nuk e mbante mend ose vërtetë nuk e mbante mend.
Gjyqtarja tjetër R., ka ushtruar aktivitet prostitucioni në Itali para se të bëhej pjesë e sistemit të drejtësisë. Edhe R ka gënjyer kur ka plotësuar formularin e dekriminalizimit.
Ndërsa një tjetër ish punonjëse seksi në Itali është sot në Shkollën e Magjistraturës dhe shumë shpejt do të emërohet gjyqtare për të dhënë drejtësi.