Totaj priti kampionet

0
373

Basketbollistet e KBF “Junior 06”, kampionet aktuale të Kosovës, janë pritur nga i pari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Fillimisht trajneri Ramush Rushiti e ka njoftuar kryetarin për punën e KB “Junior 06”, klub ky i organizuar mjaft mirë dhe me një numër të madh basketbollistësh e basketbollistesh. Poashtu, trajneri foli edhe për suksesin e arritur të basketbollisteve U-16, të cilat sivjet janë shpallur kampione të Kosovës, madje me lojtarë të kësaj shkolle të cilat janë produkt ekskluziv i kësaj shkolle.

E Suksesi i KBF “Junior 06” ka marrë jehonë edhe te klubet jashtë Kosovës. Kësisoj, dy klube me renome nga Mali i Zi, KBF “Buduçnost” nga Podgorica dhe KB “Primorje” nga Hercegnovi (kampionë në WABA Ligë) e kanë uruar trajnerin Rushiti për suksesin e arritur, ndërsa i kanë dërguar ftesë për bashkëpunim më të ngushtë dhe për ndeshje miqësore.

Kryetari prizrenas, ndërkaq, shprehu kënaqësinë për të arriturat e klubit, ndërkohë përgëzoi kampionet dhe trajnerin duke i inkurajuar për të vazhduar edhe më tej më këtë punë dhe përkushtim, duke premtuar edhe përkrahje më të madhe për këtë klub dhe për basketbollistët në përgjithësi./V.B.

Leave a Reply