Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar ndaj deklaratës së një asambleisteje të opozitës, që është shpërndarë në portale.
Totaj ka deklaruar se një fjali e tij është transformuar dhe është devijuar nga kuptimi, pa u konfirmuar nga vet ai.
Reagimi i plotë:
Deklarata e një asambelisteje nga opozita e bërë në seancën e Kuvendit Komunal javën që shkoi më është vënë si “citat i imi” autorial dhe si e tillë pa u konfirmuar është shpërndarë.
Në fakt është pjesë e një deklarate e nxjerrur nga konteksti dhe e devijuar nga kuptimi origjinal.
Unë mbetem i përkushtuar si Kryetar i Prizrenit, që bashkë me ekipin tim ta përmbushi programin për çka kam marrë besimin e qytetarëve edhe t’i plotësoj zotimet e mia të fushatës.
Prizreni gradualisht po i’u kthehet punëve të mira.