Ndeshja kualifikuese ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi nuk kaloi pa incidente në tribuna.
Tifozët malazezë që udhëtuan nga Mali i Zi në Beograd për këtë takim u përplasën me policinë dhe tifozët serbë në një rast, përcjell lajmi.net.
Gjatë pjesës së dytë një tifoz serb ua mori një flamur atyre malazezë të cilët reaguan ashpër duke hedhur edhe ulëse të tribunës.
Një prej tifozëve malazez vendosi t’u kundërpërgjigjet serbëve duke e bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare shqiptare.
Ky veprim i tij nuk kaloi pa reagime në Serbi të cilët e quajtën veprim të turpshëm.
Edhe para ndeshjes tifozëve malazezë iu ndalua hyrja në stadium një flamur, vetëm e vetëm sepse mbante ngjyrat kuqezi dhe shkrimin “Tuzi”, qytet në Mal të Zi me shumicë shqiptare.
Sa i përket ndeshja u mbyll 3:1 me fitoren e Serbisë ndaj Malit të Zi.