Thyhet akulli, Romeo dhe Heidi publikojnë foton e parë bashkë jashtë BBVA

0
314

Pas përfundimit të Big Brother VIP Albania, Romeo Veshaj, një nga banorët më të komentuar dhe finalist i këtij edicioni, ka ndarë një foto të tij me Heidi pas daljes nga shtëpia e spektaklit.

Ai e publikoi këtë fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku dyshja pozonte bashkë para një pasqyreje.

Edhe pse nuk arritën të fitonin çmimin kryesor në finalen e madhe, ku fituese u shpall Egla, reagimi i tyre në rrjetet sociale pas daljes nga BBVA ka sjellë fundin e spekulimeve të shumta rreth marrëdhënies së tyre.

Ka pasur shumë spekulime dhe aludime se lidhja midis Romeos dhe Heidit mund të ketë qenë e detyruar nga loja në shtëpi, por me publikimin e kësaj fotoje, Romeo duket se i ka vënë fund thashethemeve të tilla.

Shiko foton:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here