Medina Tali është është nxënëse e SHFMU “Emin Duraku” në Prizren.
Aktualisht ajo është diagnostikuar me sëmundjen e kancerit, dhe trajtimi i saj duhet të bëhet jashtë vendit.
Medina do t’i nënshtrohet një operacioni në spitalin amerikan në Tiranë, me ç’rast i duhen 9 mijë e 400 euro. Si rrjedhojë, nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle kanë filluar aksionin vullnetar për mbledhjen e fondeve.
“Njoftojmë të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit e shkollës, se nxënësja e shkollës sonë Medina Tali, vuan nga sëmundja e kancerit. Për shërimin e saj, duhet të realizohet operacioni në spitalin Amerikan në Tiranë, për të cilin duhen 9400€.
Ju lutemi, sa të keni mundësi të kontriboni në këtë aksion.
Aksionin po e udhëheqin mësimdhënësit:
Fëllanza Kirajtani
Samire Sallauka
Lulzim Berisha
Dhe nxënësit:
Jeta F. Siqeca VI-1
Klea Kabashi VII-2
Rrezana F. Siqeca VIII-1
Ela Kolloni IX-3
Nga drejtoria e shkollës”, thuhet në njoftimin e SHFMU “Emin Duraku” në Prizren.
Gjithsesi, luten njerëzit e vullnetit të mirë që të kontribuojnë në shërimin e Medinës./04 Online