Theo besnik ndaj Milanit

0
130

Theo Hernandez është njeriu i momentit në Milanon kuqezi, me mbrojtësin i cili ndaj Atalanta-s shënoi golin “e jetës”.

Një realizim i cili nxori në pah të gjitha cilësitë e tij, por gjithashtu, mori vëmendjen e të gjithëve.

Në verën e vitit 2019, Paolo Maldini udhëtoi drejt Ibiza-s, jo për pushime, ashtu siç të gjithë mendonin, por për të bindur francezin, i cili ishte me pushime që të bëhej pjesë e projektit të tij.

Sot, pas 3 vitesh, Theo nga një luan “i plagosur” është kthyer në njeriun e momentit që po shtyn skuadrën drejt titullit kampion.

120 ndeshje me Milan-in dhe 20 gola, shifra mbresëlënëse për një mbrojtës krahu (majtë), në një pozicion dhe repart ku kuqezinjtë kishin vuajtur shumë në dekadën e fundit.

“Unë dua të bëj gjithçka për këtë klub, pasi besuan te unë në një moment shumë të vështirë në karrierën time. Jemi këtu sepse e kemi merituar dhe gjithçka e kemi ndërtuar me shumë dëshirë dhe pasion. Jemi shumë pranë dhe do të luajmë 90 minutat e fundit në nivelin e duhur dhe me përqendrimin maksimal. Jemi të gjithë të lumtur dhe duam të bëjmë çdo tifoz të lumtur me titullin kampion” – tha Theo Hernandez, i cili në karrierën e tij nuk ka fituar asnjë kampionat (edhe kur ishte pjesë e Real Madrid)

Kontrata e re e Theo-s përfundon në verën e vitit 2026, me kartonin e francezit që llogaritet rreth 55 milionë euro.

24-vjeçari nuk sheh asnjë opsion tjetër për momentin, duke i qëndruar besnik skuadrës dhe klubit edhe pas një sezoni fantastik në aspektin personal, pasi interesimi për të është rritur ndjeshëm./SS

Leave a Reply