Arrestimi i Arbnor Rifatit muajin qe shkoi shkaktoi rrëmujë në basketbollin e Kosovës.
Trajneri i njohur i KB Prizreni dhe ndihmëstrajneri i kombëtares së Kosovës nëpërmjet llogarisë së tij në facebook ka dhënë informacion se i është ndalur arresti shtëpiak dhe i njëjti tani është i lirë.
Tutje ka falënderuar miqët, shokët e familjarët si dhe ka shprehur besimin e plotë në institucionet e drejtësisë si dhe ka falënderuar mbrojtësin ligjor ish legjendën e basketbollit të Kosovës dhe ish reprezentuesin Edis Kuraja.
Arbnor Rifati
I njohur si ‘The Special one” vlerësohet lartë për kontributin e dhënë në basketboll dhe si trajner i senzacioneve të basketbollit në vitet e fundit, për faktin se ka qenë i vetmi shqiptar pothuajse në Superligë.
Vlen të cekët se Arbnor Rifati për 12 vite ka shërbyer edhe si gjyqtar i basketbollit.
Ai ka zyrtarisht afro 700 ndeshje zyrtare, mbi 25 finale të gjykuara dhe sipas tij asnjëherë nuk ka qenë i implikuar në ndonjë pa rregullsi apo skandal.
Rifati ende nuk ka dhënë ndonjë shpjegim se a do të rikthehet në basketbollin e Kosovës.
Ndryshe i takon familjes sportistësh, pasi që babai i tij ka qenë basketbollist dhe veprimtar i shquar në basketboll (komesar e anëtar i bordit për shumë vite), motrat e tij Anduena ish basketbolliste dhe tani vëzhguese.