Telaku: Si asnjëherë tjetër, AAK-së po i bashkohen femrat në Prizren

0
954

Dega e AAK-së në Prizren ka disa javë që ka filluar procesin e brendshëm zgjedhor.

Në disa nëndegë të saj tashmë ka përfunduar procesi zgjedhor, me ç’rast janë zgjedhur kryetarët e ri dhe kryesitë e reja.

Lidhur me këtë proces ka reaguar edhe Kryetarja e Aleancës së Gruas në Prizren, Arta Telaku, e cila ka theksuar se në këtë proces janë vërejtur prurje të reja, sidomos nga gjinia femërore.

Telaku ka thënë njëherit se kjo është tregues i rritjes së vedijes se gruaja e ka hisen e vet në politikë edhe në vendimarrje.

“Aleanca në Prizren është në një proces të zgjedhjeve të brendshme, me synimin e vetëm që të jetë një strukturë më e organizuar, me vizion e me njerëz të jashtëzakonshëm, që kanë dije e vullnet që ta ndryshojnë realitetin politik ku janë.
Shumica prej të zgjedhurve deri tash, janë njerëz që nuk kanë qenë ndonjëherë pjesë e ndonjë partie politike. Ky është ai gjaku i ri politik i yni.
E veçanta e kësaj gare, është numri i madh i pjesës së bukur të politikës, që janë zonja e zonjusha të kryeqytetit historik të shqiptarëve.
Duke qenë pjesë e Aleancës së Gruas, po që jemi bërë pjesë përmbajtësore e një procesi cilësor të zgjedhjeve edhe në nivel Dege.
Si Kryetare e Aleancës së Gruas, e veç njëra prej tyre, s’kam si të mos e shpreh kënaqësinë time për përfshirjen, gjithnjë e më të madhe të gruas në vendimmarrjen politike të Aleancës.
Mirë që po kuptohet që gruaja e ka hisen e vet, edhe në politikë edhe në vendimmarrje”, ka thënë Telaku./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here