Teknikja e pastrimit: Kjo është mënyra e duhur për të larë xhinset në mënyrë që të mos u ik ngjyra

0
268

Mund të jetë paksa frustuese kur blini xhinse të reja dhe vetëm pas pak larjeve fillojnë ta humbasin ngjyrën. Teknikja e certifikuar e pastrimit, autorja dhe blogerja Donna Smallin Kuper, si dhe Mary Johnson, shkencëtare, i kanë ndarë me neve këshillat e tyre për pastrimin e xhinseve në mënyrë që t’i mbajmë të duken si të ri.

Rregulli kryesor për pastrimin e xhinseve, tregon Kuper, është t’i ktheni mbrapsht dhe t’i pastroni me dorë në ujë të ftohët.

Përderisa kjo metodë mund të jetë paksa më e pafavorshme për ju se rrobalarësja, ajo thotë se metoda ndikon në mbrojtjen e ngjyrës së xhinseve.

Johnson rekomandon ta shmangni edhe tharësin e rrobave, pasi që, sipas saj, lënia e xhinseve për t’u tharë në ajër ndihmon në zgjatjen e jetës së materialit.

Sa i përket xhinseve me ngjyrë të zezë, Johnson thotë se ato janë kombinim i ngjyrave të ndryshme për ta krijuar efektin e ngjyrës së zezë.

Duke marrë parasysh këtë, ajo thotë se ngjyra e këtyre xhinseve mund të largohet dita ditës, prandaj rekomandon t’i pastroni edhe ato mbrapsht, por me ndihmën e një kondicioneri për t’i zbutur fibrat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here