Të shtëna me armë zjarri në Prizren, Policia gjen 12 gëzhoja në vendin e ngjarjes

0
264

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar në fshatin Planej të Prizrenit, gjë e cila ka shqetësuar banorët e asaj zone.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se dikush nga banorët ka njoftuar Policinë lidhur me rastin dhe si rrjedhojë një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes.

Gjatë ekzaminimeve për të zbardhur rrethanat e rastit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 12 gëzhoja që dyshohet të jenë të armës që u përdor në rast.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here