Një nënë është kërcënuar me vrasje nga djali i saj në Prizren.
Prokuroria po e heton rastin.
19 vjeçari që kërcënoi nënën është i njohur për organet e rendit.
Gjithçka dyshohet se nisi gjatë një debati, kur papritmas i riu merr një thikë se e kanos seriozisht nënën e tij se do ta mbys.
E shqetësuar tej mase për rastin që i ndodhi në shtëpi, nëna e ka denoncuar djalin në polici, ku ka përshkruar në detaje për të keqen që iu kanos, nga e cila kishte ngeli e shokuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas marrjes së informacionit, policia ka intervenuar dhe ka prangosur të dyshuarin, i cili është recidivist i veprave të ndryshme penale.
Ndaj tij, Prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale “dhunë në familje”.