Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që do të mbajë këtë post në këtë shtet.
Për zgjedhjen e ekzekutivit, që ka mandat prej 100 ditësh, votuan 65 deputetë, 3 ishin kundër dhe asnjë abstenim.
Qeveria teknike e Xhaferit ka mandat organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të caktuara për 8 maj.
Pas zgjedhjes si kryeministër i ri, Talat Xhaferi ka shkruar në Facebook se sot përmbushet ëndrra për kyreministër të parë shqiptar.
Ai ka ka thënë se do të përmbushin ëndrrën për një Maqedoni të zhvilluar, demokratike e evropiane.
Postimi i tij:
Sot përmbushet ëndrra për Kryeministër të parë shqiptar!
Sot premtoj se do e përmbushim ëndrrën edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut të përparuar, të zhvilluar, demokratike dhe evropiane! Shtet ku të rinjtë do të duan të kthehen, ku gjenerata ime do i shohë nipërit si rriten, ndërsa më të moshuarit do të krenohen që investimi në shtetësinë ka dhënë rezultat!
Urime Qeveria!