‘Taç Produkt’ kompani lidere në tregun e Kosovës për eksportin e perimeve të freskëta dhe të përpunuara

0
204

Taç Produkt u themelua në vitin 2009 ku fillimisht filloi si një biznes i vogël familjar me qëllimin kryesor të mbledhjes, kultivimit, përpunimin dhe eksportimit perimeve dhe frutave.

Me përvojën e vlefshme të përfituar ndër vite në eksport, tregti me shumicë dhe pakicë, Taç Produkt ‘Green Food” ka krijuar një reputacion të fortë në tregun vendor, rajonal dhe ndërkombëtar. Tani, Taç Produkt është kompani lidere në tregun e Kosovës dhe me gjer për eksportin e perimeve të freskëta dhe përpunuara.

Puna e madhe, përkushtimi dhe organizimi i Taç Produkt kanë ndikuar në mënyrën e funksionimit të kompanisë sot në këtë industri. Parimet e kompanisë për të qenë të përqendruar tek klientët përmes ofrimit të cilësisë së produktit, kujdesit ndaj klientit dhe shërbimeve të tjera të përshtatshme, kanë kontribuar në shkallën e përgjithshme të rritjes dhe gjithashtu kanë krijuar mundësi për ide të reja investimesh me qëllim zgjerimin e aktiviteteve dhe produktivitetin e saj.

Produktet tona eksportohen kryesisht në vende të tilla si Gjermani, Zvicër, Suedi, Holandë, Slloveni Bullgari, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi etj.

Vizioni jonë qëndron në ofrimin e produkteve të freskëta nga natyra jonë tek konsumatori, me qëllim të përmbushjes së kërkesave të klientëve me një gamë të gjerë të produkteve bujqësore me cilësi dhe kualitet të lartë si dhe të certifikuara dhe pranuara ndërkombëtarisht.

Misioni jonë është të qenarit lider në vend por edhe rajone në ofrimin e produkteve ushqimore dhe të ushqyerit e shëndetshëm dhe cilësor. Prandaj, ne përpiqemi të arrijmë një rritje të qëndrueshme duke ofruar cilësi, çmime të volitshme dhe korrektësi tek konsumatori.

https://fb.watch/mvue_0dIrZ/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here