Tabloidi i afërt me Vuçiqin: Të hënën vendi mund të shkojë në zgjedhje, Vuçiqi mund të dorëhiqet

0
272

Presidenti i Serbisë dhe Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq, të hënën do të shpallë “vendime të gjera politike që do ta ndryshojnë Serbinë”, dhe tre mundësitë janë pranimi i dorëheqjes së kryeministres Ana Bërnabiq dhe Qeverisë, zgjedhje të përgjithshme ose dorëheqja e vet Vuçiqit, kanë njoftuar media të afërta me presidentin serb.

Kështu raportohet se është bërë e ditur në seancën e Komitetit Ekzekutiv të Partisë Përparimtare Serbe “në të cilën pas një kohe të gjatë ka marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq”, thekson Informer.

Vuçiq, siç thekson ky medium, “për herë të parë e ka përgatitur partinë për aktivitet opozitar”.

Tabloidi i afërt me presidentin e vendit dhe liderin e progresistëve, pohon se “Vuçiq të hënën në mbrëmje në TV Happy do të shpallë vendime të gjera politike që do të ndryshojnë Serbinë”.

I pari nga këto tre variante është “pranimi i dorëheqjes së të gjithë kabinetit të Ana Brnabiqit”, i dyti është “dorëheqja e përbashkët e qeverisë dhe presidentit dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e përgjithshme në të cilat Vuçiq nuk do të mund të kandidonte për president”.

Varianti i tretë është “dorëheqja e presidentit”.

“Sigurisht që çdo vendim do të konfirmohet në Asamblenë e Partisë Progresise më 27 maj”, thekson mediumi i afërt me Vuçiqin.

Në fund të fjalës së tij, presidenti Aleksandar Vuçiq u tha anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv: “Sa të jem gjallë, do të luftoj me të gjithë ju kundër llumit më të keq që shansin e tij të vetëm politik e sheh në tragjedinë e Serbisë. Gjithmonë do të duhet të luftoni kundër këtyre hienave për shpëtimin dhe të ardhmen e vendit tonë!”, pohon mediumi, transmeton Danas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here