Super mundësi për vaksinim kundër COVID-19 për banorët e fshatrave të Hasit të Prizrenit

0
302
Foto: Ilustrim

Banorët e fshatrave të Hasit të Prizrenit do të kenë mundësi që të vaksinohen në QMF-në e fshatit Gjonaj.

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, ka njoftuar se vaksinimi pritet të filloj më 21 shkurt dhe do të vazhdoj deri më 4 mars. Sipas Elezkurtajt, vaksinimi do të bëhet çdo të ditë punë duke filluar nga ora 08:00 – 14:00.

“Të nderuar banorë të rajonit të Hasit,
Ju njoftojmë se nga data 21.02.2022 deri më 04.03.2022 ekipi mobil për vaksinim anticovid do të qëndroj në QMF Gjonaj me orar nga 08:00-14:00 çdo ditë pune”, ka thënë Elezkurtaj./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here