Rastet e dhunës në familje, në Kosovë nuk kanë të ndalur, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e policisë, ku çdo ditë po raportohet për këto raste të cilat vazhdojnë të mbesin sfidë për institucionet e shtetit.
Nga raportet e policisë, dërguar mediave bëhet e ditur se fatkeqësisht viktimat e dhunës në familje janë kryesisht femrat.
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Stacionin Policor në Prizren në mbrëmjen e së hënës, raporton SO.
Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se mbrëm rreth orës 23:50 është arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një femër.
Policia njofton se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore me ç’rast edhe i është ofruar tretman mjekësor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.