Sulmohen fizikisht tre persona në Prizren mesin e tyre një femër, arrestohet një i dyshuar

0
296

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të lëndimit të rëndë trupor që kanë ndodhur dje në Prizren.

Sipas raportit të policisë thuhet se në rastin e parë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ndërkaq në rastin tjetër viktima të sulmit fizik ishin një femër dhe një mashkull të cilët kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar të panjohur.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here