Suharekë, ushtroi dhunë psikike ndaj familjares së tij, arrestohet i dyshuari

0
215
Foto: Ilustrim

Mosmarrëveshjet familjare, janë raste të përditëshme të cilat raportohen në Policinë e Kosovës, e që të njejtat në shumë raste përfundojnë edhe me dhunë psikike apo fizike e cila në një formë apo tjetrën do ta lëndoj viktimën.

Nga ato që njofton Policia e Kosovës, pothuajse në të gjitha rastet viktimat janë femra, të moshave të ndryshme.

Një rast i dhunës në familje është raportuar gjatë ditës së hënë në Stacionin Policor në Suharekë.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se Policia eSuharekës, dje rreth orës 14:35 ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje, e që tutje njoftohet se i njejti ka ushtruar dhunë psikike ndaj një familjares së tij.

Ndër tjerash njoftohet se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here