Një rast i dhunës në familje është raportuar në Policinë e Kosovës në Suharekë.
Siç thuhet në njoftim, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan 04 Online.
“Suharekë 31.10.2024 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online