Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar në stacionin policor në Suharekë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima i mitur mashkull kosovar ka pësuar lëndime dhe dyshohet se ishte sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i panjohur po ashtu i mitur.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 13:20 te Qendra zejtare në Suharekë.
Nga policia kanë bërë të ditur se viktima i mitur mashkull kosovar pas tretmanit mjekësor është liruar.
Ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin ku është njoftuar edhe prokurori.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR / Qendra zejtare, Suharekë 07.06.2022 – 13:20. Viktima i mitur mashkull kosovar ka pësuar lëndime dhe dyshohet se ishte sulmuar fizikisht nga një i dyshuari i panjohur po ashtu i mitur. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin ku është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.