Suharekë, lëndohet aksidentalisht një person në vendin e punës, policia nis hetimet

0
439

Një rast i asgjësim dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës është raportuar dje në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se derisa viktima mashkull kosovar ka qenë duke punuar në një mobilieri, aksidentalisht është lënduar nga makina e punës.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 13:54 në Suharekë.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësor. Ndërsa nga Policia kanë bërë të ditur se rasti është në procedurë hetimore.

“ASGJËSIM DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS / Suharekë 04.07.2022 – 13:54. Derisa viktima  mashkull  kosovar ka qene duke punuar në një mobilieri, aksidentalisht është lënduar nga makina e punës. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here