Suharekë, i shkaktoi lëndime trupore një personit, arratiset i dyshuari

0
467

Një rast i lëndimit trupor është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se një mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe i njëjti pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

Nga policia bëhet e ditur se, ai kishte kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishte pësuar lëndime nga i dyshuari, i cili është në kërkim.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 14:30 në rrugën “Pavarësia” në Suharekë.

“LËNDIM TRUPOR / Rr. Pavarësia, Suharekë 02.08.2022 – 14:30. Është raportuar se një mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe i njëjti pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi, pasi kishte pësuar lëndime nga i dyshuari, i cili është në kërkim. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së./SO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here