Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në një familje në fshatin Mushtisht të Suharekës, ku të përfshirë janë babai dhe vajza e tij.
Nga policia bëhet e ditur se për motive ende të panjohura, mes tyre kishte plasur një debat i cili ka pasuar me kërcënime nga i moshuari që kërcënoi me jetë vajzën e tij.
Në diskutim e sipër, 71-vjeçari ka nxjerrë nga çorapet e tij një thikë me të cilën ka kërcënuar se do ta presë 37-vjeçaren dhe i është vërsulur ta godas atë.
Njësitet policore me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë kontrollit trupor, tek i moshuari kanë gjetur dhe konfiskuar thikën me të cilën dyshohet se kërcënoi të bijën. Ai më pas u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, i moshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.