Suharekasi i del në pritë dhe tenton ta fus me dhunë në veturë ish-gruan, Policia në kërkim të tij

0
867

Një rast i mozbatimit të urdhërit mbrojtës është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima femër kosovare e cila kishte urdhër mbrojtës nga gjykata, ka njoftuar se ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar që me dhunë ta fuste në veturën e tij.

I dyshuari është penguar nga disa persona por i njëjti ka arritur që ti marr telefonin mobil viktimës  dhe  të largohet në drejtim të panjohur.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në mëngjesin e djeshëm rreth orës 09:30 në Suharekë.

Nga Policia kanë bërë të ditur se rasti është nën hetime.

“MOSZBATIM I URDHËRIT MBROJTËS / Suharekë, 25.09.2022-09:30.  Viktima femër kosovare e cila kishte urdhër mbrojtës nga gjykata,  ka njoftuar se  ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar ka tentuar që me dhunë ta fuste në veturën e tij .I dyshuari është penguar nga disa persona por i njëjti ka arritur që ti marr telefonin mobil viktimës  dhe  të largohet në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së./SO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here