“Spanjë-Angli super finale! Katër skuadra prodhuan futboll të bukur”

0
139

Rafa Benitez, trajner që ka fituar trofe me Valencian, Liverpoolin, Interin, Chelsean dhe Napolin, ka analizuar për AS finalen e Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë (21:00).

Do të jetë një ndeshje e madhe. Spanja ka qenë skuadra që ka ruajtur nivelin më të mirë të lojës në këtë Europian. Edhe Gjermania ka luajtur bukur, pa harruar Zvicrën dhe Austrinë.

Por Spanja ka patur kundërshtarë më të vështirë dhe më të fortë përballë. Si Italia apo Franca. Spanjollët kanë qenë më konstantët në aspektin e lojës.

De la Fuente i ka shfrytëzuar në maksimum lojtarët, u ka marrë më të mirën. Në Angli stërviten me 36-37 km/h, ndërkohë që në Spanjë me 34 km/h.

Çfarë ka ndryshuar? Qarkullimi i topit pa inkursione dhe vertikalizime është një mashtrim. Në 2018, Spanja zotëronte topin në masën 57%.

Në 2012 në 65%, ndërkohë që në 2022 shkoi deri në 77%. Tani është sërish 57%. Kështu që nuk është aq e nevojshme mbajtja e topit, rëndësi ka të jesh praktik”, thekson Benitez./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here