Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë në hapjen e “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, manifestim i cili u mbajt sot në kompleksin e Lidhjes së Prizrenit, si dhe u bënë homazhe tek shtatorja e Heroit te Kombit Remzi Ademaj – Komandant Petriti.
Gjatë organizimeve në “Java e Remzi Ademajt- Shtigjeve të Lirisë”, nxënësit e shkollave të Prizrenit garojnë në lëndë të ndryshme si dhe organizohen gara sportive e kulturore.
Me këtë manifestim, nderohet jeta dhe vepra e heroit të kombit Remzi Ademaj, që u flijua për çlirimin e Kosovës. Vepra e tij duhet të shërbejë si frymëzim që të punojmë më shumë për të mirën e vendit.