Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish sot nga ora 10:30, në tentativën e 16-të për ta konstituuar Kuvendin. Lajmi është konfirmuar nga njoftimi zyrtar i Kuvendit.
Ndërkohë, ngërçi politik do të jetë temë diskutimi edhe në takimet që pritet të mbajë presidentja e vendit gjatë ditës.
Nga ora 13:00, në Presidencë do të shkojnë krerët e subjekteve të mëdha parlamentare.
