Sot në Kosovë, nafta lirohet për 1 cent e benzina për 2 cent

0
232

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e shtunë, 23 korrik.

Sipas publikimit të MINT-it, bëhet e ditur se çmimet e derivatit të naftës është liruar për 1 cent, kurse çmimi i benzinës është liruar për 2 cent.

Ndërkaq, çmimi i produktit të gazit ka mbetur i njëjtë.

Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës:

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.71 € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.56 € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gaz është: 0.78 € për litër.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 23 korrik prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Kujtojmë se kjo ministri e udhëhequr nga ministrja Rozeta Hajdari do të caktojë çdo ditë çmimet maksimale të lejuar për shitjen e secilit produkt të naftës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here