Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë ditës. Megjithatë, në orët e pasdites së vonë dhe mbrëmjes, pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu. Pas mesnate, reshjet do të intensifikohen, duke përfshirë shumicën e territorit, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit dhe pritet të jetë mjaft e fuqishme në periudha të caktuara, me shpejtësi që do të arrijë nga 15 deri në 52 kilometra në orë.
Temperaturat do të jenë të buta për këtë periudhë të vitit. Minimalet do të sillen nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë mes 21 dhe 24 gradë Celsius./04 Online